COVID-19 u ka shkaktuar vdekjen 2 personave dhe gati 1800 të tjerë kanë rezultuar të infektuar, sipas njoftimit zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës më datë 20 korrik 2002.
Rastet pozitive, 1793 më saktë, rezultuan nga 4.513 testime.
Numri i rasteve të reja paraqitet me rritje krahasuar me të martën, kur ishin 842 raste.
Në 24 orë janë shëruar 174 qytetarë. Raste aktive me koronavirus janë 8.035.
Lidhur me vaksinimin, në Kosovë janë 903.764 persona të imunizuar me një dozë të vaksinës. Me dy doza janë vaksinuar 824.036 dhe me tri doza 104.132 qytetarë.
Ka nisur edhe dhënia e dozës së katërt të vaksinës.