Një gomone me 3 motor të fuqishëm, e cila dyshohet se u përkiste tre shtetasve shqiptarë të cilët arritën ti shpëtonin kontrollit të tre shteteve.
Mësohet se fillimisht gomonia është nisur me ngarkesën e drogës nga Greqia, më pas ka kaluar në ujërat italiane e ato shqiptare. Destinacioni i saj ishte Mali i Zi, por një problem teknik u “dogji” planin trafikantëve.
Mjetit të gjatë rreth 7 metra me 3 motorë të fuqishëm i është vënë flaka, për të fshehur gjurmët e drogës.
Për gomonen në fjalë kanë dhënë sinjalizim të parët avionët e Frontex teksa e kanë pikasur në afërsi të Sarandës.
Më pas ka filluar ndjekja nga Guardia di Financa rreth 7 milje larg Sazanit dhe në fund e kanë ndjekur në grykëderdhje të Vjosës dhe kepit të Rodonit.