-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Shikoni si futet “skifteri” brenda dyqaneve në Tiranë

Kryesoret

Një 35-vjeçar me inicialet K. M. banues në Tiranë është arrestuar nga policia për disa vjedhje të dyqaneve të ndryshme. I dënuar më parë për vjedhje, ai nuk ka zënë mend në burg, por sapo ka dalë iu rikthyer zanatit të vjetër. Policia ka publikuar edhe pamjet nga disa prej vjedhjeve dhe grabitjeve që ka kryer me dhunë në zona të ndryshme të Tiranës.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Break”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3.

Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i vjedhjes me thyerje të një aparati celular dhe të një shume parash, në një dyqan.

Zbardhen dhe dokumentohen edhe 7 raste të vjedhjeve në biznese të ndryshme, që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas të tjerë, për deklaratë të rreme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Break”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

  • K. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i pronës”, i dënuar më parë për vjedhje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se më datë 19.07.2022, pasi ka thyer xhamin e një dyqani në rrugën “Eshref Frashëri”, ka vjedhur një aparat celular dhe një shumë parash.

Si rezultat i hetimeve dhe provave të grumbulluara, ka rezultuar se shtetasi K. M., gjatë 2 javëve të fundit, kryesisht gjatë natës, ka vjedhur me thyerje, në disa subjekte të ndryshme.

Pas hetimeve të kryera dhe provave të grumbulluara, ka rezultuar se ky shtetas është autor i 7 ngjarjeve, konkretisht:

*Më datë 07.07.2022, në bulevardin “Bajram Curri”, dyshohet se ka vjedhur me thyerje në një biznes;

*Më datë 08.07.2022, në rrugën “Ibrahim Rugova”, dyshohet se, në një subjekt, ka vjedhur një aparat celular në pronësi të shtetasit B. H.;

*Më datë 13.07.2022, në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet se, në një dyqan syzesh, ka vjedhur me thyerje disa palë syze;

*Më datë 14.07.2022, në rrugën “Vaso Pasha”, dyshohet se, në një biznes, pasi ka thyer xhamin, ka vjedhur një shumë parash;

*Po me datë 14.07.2022, dyshohet se, në një biznes, pasi ka thyer xhamin, ka vjedhur disa veshje;

*Më datë 15.07.2022, në “Don Bosko”, dyshohet se, në një biznes, pasi ka thyer xhamin, ka vjedhur një shumë parash;

*Më datë 17.07.2022, në rrugën “Muzakët”, dyshohet se, pasi ka thyer xhamin, ka tentuar të vjedhë në një biznes.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Deklarate e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, shtetasit A. C., 33 vjeç, banues në Durrës dhe E. K., 21 vjeçe, banuese në Durrës” njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit