Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në qytetin e Pejës. Makina ka goditur prokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë.
Lajmin për aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Njoftim
“Rreth orës 14:30, Policia është informuar për një aksident i cili ka ndodhur në rrugën ‘Adem Jashari’ në Pejë. Në këtë aksident kanë qenë të involvuar një veturë dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore”, tha Rugova.
Ai tutje bëri të ditur se viktima është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor.