Pasditen e sotme, një vatër e madh zjarri i madh ka rënë në Kodër-Krastë të Elbasanit.
Për në vendngjarje janë nisur menjëherë punonjës të shërbimit pyjor dhe zjarrfikëset.
Zjarri në pak minuta është përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme dhe dyshohet i qëllimshëm.Terreni i thyer kodrinor vështirëson punën e zjarrfikësve për të ndërhyrë në të gjithë zonën e përfshirë nga flakēt.
Gjatë viteve të fundit, Kodër Krasta është përfshirë nga disa zjarre, duke pësuar dëmtime të mëdha. Kodër-Krasta konsiderohet si mushkëria e Elbasanit pasi është parku më i madh me pisha pranë qytetit të Elbasanit.