-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E nisi dhe e mbylli me Kosovën, Meta: Dy vendet tona të mbrojnë njëra-tjetrën!

Kryesoret

Presidenti në largim i Shqipërisë, Ilir Meta është pritur këtë të premte me nderime të larta shtetërore nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

E nisi dhe e mbylli mandatin si president në Kosovë, Meta është shprehur në Facebook se Shqipëria dhe Kosova t’i mbrojnë shpinën njëra-tjetrës.

“ËSHTË JETIKE QË SHQIPËRIA DHE KOSOVA T’I MBROJNË SHPINËN NJËRA-TJETRËS!

Shumë i lumtur të zhvilloj sot vizitën e fundit zyrtare në Prishtinë, si President i Shqipërisë, në një ditë kaq të mrekullueshme për kombin tonë, 12-vjetorin e konfirmimit nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e pavarësisë së Kosovës.

Një nga ditët më të bukura për mua të cilën pata fatin ta përjetoja si Ministër i Jashtëm i Shqipërisë.

Shqipëria dhe Qeveria e saj në atë periudhë bënë çdo gjë për këtë triumf të drejtësisë ndërkombëtare në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë”, shkruan Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit