-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani me Metën: Kosovën dhe Shqipërinë më shumë e bashkon e ardhmja

Kryesoret

Presidenti në largim i Shqipërisë, Ilir Meta është pritur me nderime të larta shtetërore nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila u shpreh se Shqipërinë dhe Kosovën e bashkojnë shumë elementë, por mbi të gjitha e bashkon e ardhmja, teksa foli në një konferencë të përbashkët me Metën.

“Kosovën e Shqipërinë e bashkon shumëçka, por më shumë na bashkon e ardhmja pro-euroatlantike. Kosova gjithmonë ka qenë në anën e duhur të historike. Faleminderit që në të gjitha këto përpjekje keni qen krahu ynë”, u shpreh Osmani.

Ndërkohë, Meta u shpreh se nga e hëna, kur i mbyllet zyrtarisht mandati i deputetit, do të bëjë shumë më shumë për Kosovën.

“Nuk pranoj asnjë falënderim pasi kam bërë detyrën kushtetuese dhe morale, siç e ka çdo qytetar i Shqipërisë. E vetmja keqardhje është se mund të kisha bërë më shumë për Kosovën nëse do të kisha më pak probleme të brendshme gjatë këtyre 5 viteve. Ju jap fjalën se nga dita e hënë, 25 korrik, do të bëjë shumë herë më tepër. Ju falenderoj për bashkëpunimin e shkëlqyer”, tha Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit