-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha “non garta”, djali i Nishanit i del në krah: E ka të fituar betejën

Kryesoret

Ersi Nishani, djali i ish-presidentit Nishani, i ka dalë në mbrojtjen kryetari të PD-së Sali Berisha pas shpalljes së tij “non grata” nga Britania e Madhe.

Edhe pse nuk është përfshirë më herët në politikë, ai është shprehur se lëvizja e fundit nga Britania nuk është gjë tjetër veç se një sulm i hapur për opozitën. Ai e ka parë rikthimin e Berishës si një “shkëndijë shprese për të gjithë ata shqiptarë”.

Postimi i plotë

Sali Berisha e ka fituar betejën e tij me historinë!
Fletërrufeja e fundit më shumë sesa një sulm personal ndaj Sali Berishës është një përpjekje, disi zhgënjyese, për të përçarë dhe dobësuar opozitën dhe për rrjedhoje demokracinë në Shqipëri. Opozita shqiptare në 8 vitet e fundit po shkonte drejt asgjësimit. Rikthimi i Sali Berishës në krye të saj është një shkëndijë shprese jo vetëm për ne demokratët, por për të gjithë ata shqiptarë, të cilët duan të çlirohen nga kthetrat e regjimit banditesk të Edi Ramës.
Sot demokracia në Shqipëri është më e dobët se kurrë në këto 30 vite. Sot partia shtet ka kapur çdo institucion të varur e të pavarur, ka ndryshuar kushtetutën me mandate të blera pa përfillur as edhe një çast vullnetin e popullit, ka ndryshuar kodin zgjedhor dhe në bashkëpunim me krimin ka bërë çdo gjë për ta pamundësuar votën e lirë dhe rotacionin e pushtetit.
Winston Churchill, titani i politikës britanike dhe asaj botërore thoshte:
“Në fund, dedikimi më i madh ndaj demokracisë është njeriu i thjeshtë, pa pushtet, i cili niset drejt kutive të votimit me një laps në dorë e vendos një kryq në një copë letre – asnjë lloj thirrje apo retorike nuk do të ul kurrë rëndësinë madhore të këtij akti.”
Prandaj dhe shqiptarët në ditën e votimit, nuk do të ketë fletërrufe që t’i ndaloj të ushtrojnë aktin primar të demokracisë dhe të shporrin regjimin banditesk të Edi Ramës! 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit