-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I dënuar për vrasje, policia i vë prangat pas 24 vitesh

Kryesoret

Hair Breshanaj është arrestuar nga policia në fshatin Vrinë të Sarandës. 62-vjeçari ishte dënuar me 20 vite burg për vrasjen me dashje në 1998.

Në datë 24.11.1998, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me thikë shtetasin N. N.

“Kapet dhe vihet në pranga, në fshatin Vrinë, një shtetas i shumëkërkuar, i dënuar me 20 vjet burgim, për vrasjen e një shtetasi, në vitin 1998.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së informacionit se një shtetas i shumëkërkuar fshihej në fshatin Vrinë, Sarandë, organizuan punën dhe pas disa ditësh mbajtjeje nën kontroll, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe strukturat e DVP Vlorë, finalizuan operacionin policor të koduar “Vrina”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe prangosja e shtetasit:

– Hair Breshanaj, 62 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 21.12.2000, e ka dënuar me 20 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”. 62-vjeçari, më datë 24.11.1998, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me thikë shtetasin N. N,” ka njoftuar policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit