-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova merr vendimin e fortë kundër Serbisë

Kryesoret

Së shpeti Kosova nis zbatimin e reciprocitetit për të gjithë qytetarët që hynë nga Serbia me dokumente serbe të identifikimit.

Ashtu siç parashihet me vendim të Qeverisë së Kosovës, nga 01 gusht 2022 çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, do të pajiset në pikë-kalimet kufitare me një dokument hyrje/dalje që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumentit të tillë.

“Dokumenti hyrje/dalje do të krijojë bazë për qarkullim në territorin e Republikës së Kosovës dhe për shfrytëzim brenda institucioneve shtetërore. Me qëllim të zbatimit të vendimit, mundësimit të pajisjes më të shpejtë me dokument hyrje/dalje për qytetarët që kanë nevojë, shmangies së pritjeve dhe mundësimit të qarkullimit më të lehtë kufitar, Policia e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme policore, si në aspektin e burimeve njerëzore, po ashtu edhe në ato teknike e logjistike”, ka njoftuar Policia.

“Policia e Kosovës sipas detyrës do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet kompetente në interes të zbatimit të vendimit dhe të të gjithë qytetarëve pa dallime. Me qëllim që qytetarët të kenë njohuri të mjaftueshme për pajisje me dokumentin për hyrje/dalje, në vijim (në dy gjuhë) ju paraqesim informacionet zyrtare.

PAJISJA ME DOKUMENTIN PËR HYRJE-DALJE

  • Çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës nga data 1 gusht 2022 me dokument identifikimi personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, do të pajiset me Dokument Hyrje/Dalje.
  • Dokumenti për Hyrje/Dalje do të zëvendësojë dokumentin e identifikimit personal gjatë hyrjes dhe qarkullimit në territorin e Republikës së Kosovës, si dhe për shfrytëzim në institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës.
  • Dokumenti për Hyrje/Dalje do të lëshohet në të gjitha pikat e kalimit kufitar tokësor dhe ajror.
  • Dokumenti për Hyrje/Dalje ka afat vlefshmërie nëntëdhjetë (90) ditë.
  • Me dokument për Hyrje/Dalje pajisen edhe personat e moshës nën 16 vjet, të cilët nuk posedojnë dokument identifikimi, me kusht që të kenë me vete certifikatën e lindjes me fotografi”,thuhet në njofitm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit