5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skandali/ A e ka parë Edi Rama këtë video?

Kryesoret

Ndoshta u zgjodh momenti i gabuar për shkak se ceremonia e betimit të Presidentit të ri e sfumoi por me siguri që nuk do të kalojë në heshtje. Studiuesi Auron Tare pasditen e sotme postoi në faqen e tij në Facebook një letër dhe një video drejtuar deputetëve të Shqipërisë ku u tregon se kush është njeriu që Edi Rama i dha në menaxhim Butrintin.

Në videon e postuar nga Auron Tare, kreu i Fondacionit që do të menaxhojë Butrintin, Richard Hodges gjatë një leksioni të mbajtur vite më parë për studentët në Romë e cilëson Shqipërinë një shtet të krijuar artificialisht. Ai e cilëson vendin tonë si produkt të fuqive të mëdha.

Është një vend (Shqipëria) i krijuar artificialisht pa pasur asnjë shqiptar, nga anglezët dhe fuqitë e tjera të mëdha në Londër. Morën një vendim politik pas Luftës së Dytë Ballkanike”, thotë Hodges ndër të tjera në videon e publikuar nga Auron Tare.

“Në linkun e mëposhtëm, Ju mund të dëgjoni pjesë nga leksionet e profesorit britanik Richard Hodges, në auditoret e Universiteteve Europiane. Prof. Hodges ish- Drejtues Shkencor i Fondacionit Butrinti, shpjegon qartësisht mendimet e tija mbi themelimin e Shtetit Shqiptar duke e quajtur atë “Shtet Artificial” i krijuar jo nga përpjekjet e shqiptarëve për pavarësi por nga Britanikët dhe Fuqitë e Mëdha.

Po kështu, si pjesë e leksioneve të tija prof. Hodges ju mëson studentëve të huaj se në fakt Lufta Ballkanike e 1913 nuk ishte një Luftë ku Jugu i Shqipërisë u dogj tërësisht nga ushtritë Greke, ku popullata e kësaj treve nuk shkoi në ullishtat e Vlorës ku një pjesë e madhe e fëmijëve dhe grave vdiqën nga uria dhe sëmundjet, ku fshatra të tëra nuk u rrafshuan përtokë, ku burrat e Hormovës nuk i therën në Kishën e fshatit. Përkundrazi sipas prof. Hodges kjo zonë e quajtur Epir u zbras nga popullata Greke duke ikur në Korfuz dhe në Greqi si rezultat i shqiptarëve.

Një transformim kaq thelbësor i historisë së fillesës së Shtetit Shqiptar nuk mund ta gjeni në asnjë tekst historie të vendeve fqinje, por siç mund ta dëgjoni në linkun e mëposhtëm kjo tezë jepet në Universitetet Europiane nga Prof. Hodges.

Prof. Richard Hodges, është personi të cilin Ju e votuat në unanimitet për të qenë njeriu që jo vetëm do të drejtojë për 10 vitet e ardhshme Qendrën e Trashëgimisë Botërore të Butrintit, por do të jetë personi që do të rishkruajë të gjithë historinë e kësaj Qendre Arkeologjike Shqiptare” shkruan Tare.

Pyetja që shtrohet është nëse Edi Rama e ka parë këtë video, përpara se të vendoste veton që Butrinti të kalonte në duart e fondacionit që drejton Richard Hodges dhe së dyti çfarë ndodh tani?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit