-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Lufta” mes Irfan Hysenbelliut dhe doganave, Rama: U kap me evazion masiv

Kryesoret

“Lufta” vijon mes drejtorit të Doganave, Genti Gazheli dhe biznesmenit Irfan Hysenbelliu, pronar i disa mediave.

Ditën e sotme, nga mediat e biznesmenit kishte akuza të tjera për emërime nepotike. Kryeministri Edi Rama reagoi pasdite duke e akuzuar se sulmin po e bën për shkak të evazionit që u gjobit, “Birra Tirana”.

Arsyeja pse mediat e një biznesmeni të kapur me evazion masiv bëjnë të njëjtën gjë, kuptohet më lehtë” tha Edi Rama, në një pjesë të postimit të tij me fokus shërbimet publike pas goditjes kibernetike.

“Promovimi në poste të larta i zyrtarëve që kanë hesape të pambyllura me drejtësinë në vendet e BE-së, nuk është e vetmja “njollë e zezë” për drejtorin e përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli.

Prej ditësh News 24 dhe Balkanweb kanë publikuar dokumente se si katër zyrtarë të Doganave, teksa mbajnë poste të larta drejtuese në këtë institucion, janë ende nën akuzë nga drejtësia greke për kontrabandë dhe grup të strukturuar kriminal.

Së fundmi, “Balkanweb” ka siguruar fakte të tjera që vërtetojnë se Genti Gazheli i drejton Doganat në shkelje të ligjit. Në bazë të ligjit 44, datë 27 janar 2006 ndalohet të ushtrojnë detyrën brenda të njëjtit institucion publik, punonjës të lidhur mes tyre me lidhje familjare, gjinie apo krushqie” shkruan sot mediat e biznesmenit Irfan Hysenbelliu.

Dje një reagim mediat e biznesmenit e kishin edhe për gruan e drejtorit të Doganave. “Bashkëshortja e zhytur në luks e drejtorit të doganave, ku një pallto i kushton 4 mijë euro, i bëri mediave, Gent Gazheli zgjodhi të bënte viktimën dhe ta paraqiste ngjarjen krejt ndryshe, me pretendimin se ishte media ajo që i “ra në qaf” me pa të drejtë bashkëshortes së tij”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit