Në ceremoninë e betimit të Presidentit të ri, Bajram Begaj sonte do të jenë shumë personalitete.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në ceremoni. Presidenca ka njoftuar se Osmani do të vijë në Tiranë me ftesë të Presidencës shqiptare.
“Presidentja Osmani do të marrë pjesë në një ceremoni që do të mbahet në Presidencën e Shqipërisë, në të cilën presidenti aktual, Ilir Meta, do ta dorëzojë detyrën tek Presidenti i ri, z. Bajram Begaj”, njoftoi Presidenca.
Dy ditë më parë, Osmani e priti me nderime të larta shtetërore në Prishtinë, presidentin në largim të Shqipërisë, Ilir Meta.