Një persona është vënë në pranga dhe për një tjetër kanë nisur hetimet pas një incidenti të dhunshëm në Pogradec.
Gjithashtu, është vënë nën hetim dhe vëllai i bashkëshortes së dhunuar, 35-vjeçari me iniciale E.Q., pasi goditi me sende të forta 33-vjecarin.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. A., 33 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. Q., 35 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi shtetasi D. A., ka dhunuar fizikisht, në banesë, bashkëshorten e tij, ndërsa vëllai i bashkëshortes, shtetasi E. Q., ka goditur me sende të forta shtetasin D. A.”, njofton Policia.