-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ibrahimaj: Shtyhet afati për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar

Kryesoret

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj njoftoi se Qendra Kombëtare e Biznesit do të zbatojë parashikimet e Kodit të Procedurave Administrative lidhur me afatin për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar. Ky vendim erdhi, duke u nisur nga situata e krijuar ditët e fundit për arsye të sulmit kibernetik kundër faqeve të shërbimeve publike.

“Njoftim për bizneset mbi afatin e depozitimit të pasqyrave finaciare. Ministria e Financave dhe Ekonimisë njofton se, duke u nisur nga situata e krijuar ditët e fundit për arsye të mosfunksionimit të portalit qeveritar e-Albania, Qendra Kombëtare e Biznesit do të zbatojë parashikimet e Kodit të Procedurave Administrative lidhur me afatin për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar.

Bazuar në nenin 54 të Kodit të Procedurave Administrative, afati për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar do të shtyhet për aq ditë sa nuk ka funksionuar portali qeveritar e-Albania. Subjektet që nuk kanë aplikuar akoma për depozitimin e pasqyrave financiare do të rivendosen për depozitimin e tyre brenda periudhës së shtyrjes së afatit fillestar” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit