Një përplasje mes një të riu shqiptar dhe një romi ka ndodhur në Greqi.
Sipas informacioneve, 22-vjeçari rom dhe shqiptari kanë pasur një debat të fortë në mes të rrugës Neroutsou në Sepolia, i cili është shndërruar në sherr pasi shqiptari ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në këmbë të riun rom.
22-vjeçari është transportuar me autoambulancën e EKAV-it në spitalin KAT ku po trajtohet jashtë rrezikut, ndërkohë që policia ka marrë tashmë deklaratën e tij të parë. Deri më tani nuk dihen shkaqet e sherrit.