Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon se zjarri në Krujë po u afrohet banesave, por qeveria sipas tij ka ikur me pushime duke i lënë njerëzit në mëshirë të fatit.
“Kruja nën flakët e zjarrit, qeveria vazhdon pushimet! Këto pamje vijnë nga Kruja ku zjarri po drejtohet pranë banesave duke rrezikuar jetën e qytetarëve, ndërkohë që zjarrfikëset nuk shihen gjëkundi dhe qeveria po shijon jetën luksoze pranë detit.
Këta njerëz të papërgjegjshëm e të paaftë e kanë lënë vendin në mëshirë të fatit, duke detyruar qytetarët të vendosen përballë rrezikut me mjete rrethanore. Kjo situatë alarmante e zjarreve ka qënë prezente prej 2 muajsh, por Edi Rama dhe ministrat e tij kanë qenë të zënë duke shijuar pushimet me paratë e popullit shqiptarë” shkruan ai.