Forcat “Shqiponja” arrestuan një ish punonjës të Forcave Speciale të Policisë në Tiranë pasi mbante me vete në automjet një armë snajper. Ai është Remal Rada.
Kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Anglia. Ai u arrestua bashkë me Elton Hithin nga Laknasi, i dënuar më parë nga gjykata e Tiranës për “vjedhje me dhunë”.
Pas arrestimit, Rada tha se “çantën ku u gjet snajperi e mora nga një person, i cili i më tha se janë rroba sportive”, por nuk ia tregoi emrin.
Por policia kreu kontroll në banesën e tij kontroll në shtëpinë e ish-efektivit të RENEA-s, ku rezultoi se mbante armë.
Në shtëpi policia sekuestroi një pistoletë pa lejë municioneve të ndryshme, dylbi, targa automjetesh, simbole të policisë së shtetit.
Nuk dihet nëse snajperi do të përdorej për ndonjë ngjarje kriminale. Hetimet vazhdojnë.