Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzoi sot Lulzim Bashën se ishte bërë njësh me mafien në pushtet.
“Keni qeveri prej letre që ka dhunuar një popull zemër luan e sy shqiponjë, një popull ilirësh, por sic e kam paralajmëruar indirekt e direkt qeveria kur ra nga korrupsioni i paparë e veprimet antikombëtare kishte zënë përfundi Lulushin që u përpoqët aq shumë ta bënit kryeministër, që ishte shitur e infiltruar prej kohësh për të bërë fake opozitën që ndante fitimet dhe përfitimet me mafien në pushtet.
Tani kohët kanë ndryshuar, nuk kam ardhur në ish partinë e vjetër por u kam thirrur të gjithëve aty ku isha që në 2 mars me popullin e kushtetutës dhe popullin e lirisë” tha ai. Për kryeministrin nuk u kurseu edhe njëherë. “Rama nuk është i paaftë, por i pacipë”. Për raportet Kosovë-Shqipëri, sërish sulmoi Ramën. “Ata i ka gjetur belaja të shkretët, më këtë”.
Fajësoi edhe njëherë ish-LSI-në dhe tani Partinë e Lirisë për djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale. “Keni ndonjë këshilltar? Po ju çfarë bëni, a i monitoroni? Do të filloni ta bëni”.