-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Forumi kërkesë Margaritit: Nxirr letrën e UNESCO-s për Butrintin dhe hiq Hodgesin

Kryesoret

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore i kërkon Ministrisë së Kulturës që të publikojë letrën që ka marrë nga UNESCO mbi dhënien me koncesion të Butrintit dhe të rishikojë planin e menaxhimit që drejtohet nga Richard Hodges pasi daljes së videos, ku ky i fundit e cilësonte Shqipërinë një shtet artificial.

KERKESE PUBLIKE MINISTRISE SE KULTURES

1. Ne emer te transparences mbi Dosjen Butrinti, i kerkojme Ministrise se Kulture te beje publike letren qe ka marre kohet e fundit nga Qendra Boterore e UNESCO-s mbi ceshtjen e Butrintit.

2. Ne driten e publikimit te qendrimeve dhe tezave antishqiptare te  prof. Richard Hodges, eshte e domosdoshme qe te rishikoje urgjentisht Planin e Menaxhimit te Butrintit, drejtuar nga Hodges, financuar nga AADF dhe mbeshtetur fuqimisht nga ish-ministrja Kumbaro.

3. AADF nevojitet te mbaje nje qendrim publik dhe te shpjegoje se perse ka mbeshtetur dhe financuar prof. Richard Hodges, nje personazh i njohur antishqiptar ne konkluzionet e tij shkencore per Shqiperine si nje “Shtet artificial pa shqiptare … per sprastimet etnike kunder popullates greke te Jugut … dhe vazhdimesine iliro-arberore si nje mit i krijuar politikisht dhe i pa mbeshtetur nga kerkimet arkeologjike te shkolles shqiptare  dhe historiografia europiane”.

“Është një vend (Shqipëria) i krijuar artificialisht pa pasur asnjë shqiptar, nga anglezët dhe fuqitë e tjera të mëdha në Londër. Morën një vendim politik pas Luftës së Dytë Ballkanike”– thotë Hodges në videon më lart.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit