Ish-kryeministri Sali Berisha, në seancën e parë në Kuvend i shpallur “non grata” edhe nga Britania, pas SHBA-së, i kërkoi Lindita Nikollës që të hapë debatin për ndryshimet që janë bërë në qeveri. Referuar festës dhe koncertit pasditen e sotme në sheshin “Skënderbej”, që Berisha e cilëson anti-miting të 7 korrikut, tha se Edi Ramën nuk e shpëton asgjë.
“Vendimi për të shkelur rregulloren e parlamentit që u garanton në nenin 110, pika 4, garanton debatin për programin për debatin dhe përbërjen e këshillit të ministrave. Ky është një dhunim i të drejtës së deputetit dhe në kuadrin e monizmit të plotë të vendosur nga shumica e krimit dhe drogës.
Dua t’i them Edi Ramës, se çfarë do lloj xhakete që të veshësh asgjë nuk të heq ty qyrkun e vjedhësit. Prandaj zonjë hap debatin dhe mos përdorni arbitraritetin. Çështja e djegësve është madhore, mos mendojë Rama se do i shpëtojë gjykimit në sheshet dhe rrugët e Shqipërisë” tha ai.