Ish-presidenti Ilir Meta, aktualisht në krye të Partisë së Lirisë zhvilloi sot një takim me të rinjtë duke kërkuar mobilizimin e tyre për të rrëzuar qeverinë Rama. Ai u tha se lekët e programuara për rininë u hoqën në mars nga qeveria Rama dhe u kaluan inceneratorëve.
“Duhet të bëjmë një kthesë të madhe dhe t’i japim një perspektivë rinisë, që do të jetë prioriteti ynë më i rëndësishëm.
Së dyti duke i bërë pjesë e vendimmarrjes. Politikat injoruese kanë sjellë këtë revoltë duke gjetur zgjidhjen jashtë vendit.
Nuk mund t’u vendosësh të rinjve barriera te ëndrrat e tyre. Në mars të këtij viti u ulën investimet për të rinjtë dhe u rritën për inceneratorët.
Unë kam dëshmuar se u kam dhënë hapësira të rinjve, si askush tjetër për të qenë vendimmarrës, deputetë në moshë të re, në pozita të tjera për t’u rritur dhe treguar lidershipin e tyre.
Sa e kanë shfrytëzuar, kjo është cështje tjetër, por ne përpara duhet të ecim vetëm duke përfshirë të rinjtë” tha ai.