-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Posta private transportonte mallra kontrabandë, në pranga pronarët

Kryesoret

Policia e Tiranës, ka zbuluar një postë private në Tiranë e cila transportonte mallra ilegalisht. Si rezultat kanë përfunduar në pranga 2 pronarët Altin Luma dhe Devis Kokolli, të cilët lejuan që mallrat të transportoheshin pa faturat tatimore përkatëse apo deklarata doganore për origjinën e tyre.     

2 pronarët janë nën akuzë edhe për punësim të paligjshëm.

Njoftim

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Last box”.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: 

– A. L., 50 vjeç dhe D. K., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt shërbimi postar, në rrugën “Eshref Frashëri”, me administrator shtetasin D. K. dhe ortak shtetasin A. L., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra dhe produkte të ndryshme, pa faturat tatimore përkatëse apo deklarata doganore për origjinën e tyre.    

Gjatë kontrollit në këtë subjekt janë gjetur edhe 2 shtetase, të punësuara në mënyrë të paligjshme.  Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme p

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit