Një vatër zjarri është konstatuar pasditen e kësaj të enjteje në Peshkëpi, në Vlorë.
Zjarri dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm.
Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Ndërkohë që pak më herët u raportua për një zjarr në Fier, i cili po ashtu ishte shumë afër banesave.