Një vatër zjarri në Qafën e Lalarit kaq djegur me qindra rrënjë ullinj dhe rrezikon banesat e fshatit.
Flakët janë konstatuar që prej orëve të mëngjesit të kësaj të enjteje, por ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë e vështirë. Mësohet se banesat ndodhen shumë afër vatrës dhe kjo gjë ka frikësuar dhe banorët.
Tashmë zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e tyre.