-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“I padëshiruar” nga pala greke, futi 20 € në pasaportë për “shefin”

Kryesoret

Një 21-vjeçar ka tentuar të kalojë kufirin duke i ofruar policisë doganore 20 euro, pasi ai ishte shpallur i padëshirueshëm nga pala greke.

I riu ka tentuar të korruptojë oficerët e doganës me qëllimin e mos verifikimit të dokumenteve.

Kakavije

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Kufitare, procedohet penalisht 21-vjeçari.

Në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, në dalje të RSH-së, është paraqitur shtetasi A. T., 21 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kryerjes së procedurave për verifikim në sistemin TIMS, rezultoi se ky shtetas ishte kthyer INAD (person i padëshiruar) nga pala greke, në datën 17.07.2022.

Për të shmangur kontrollin e dokumentacionit, shtetasi A. T. ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke vendosur në brendësi të pasaportës një kartëmonedhë të prerjes 20 euro, me qëllim daljen nga kufiri i RSH-së.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për 21-vjecarin A. T.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit