Policia e Bleshit, ka arrestuar një burrë të cilit i është gjetur armë zjarri në shtëpi.
Ai akuzohet për “Armëmbajtje pa leje”.
Njoftim
Sekuestrohen një armë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak, vihet në pranga poseduesi.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” shtetasin:
H. Z., banues në fshatin Dëshiran, Belsh, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak, që i mbante pa leje.