Zv/ kryeministrja Belinda Balluku u shpreh se FBI është e përfshirë për të zmbrapsur dhe për të zbuluar se kush qëndron pas sulmit kibernetik mbi sistemet e shërbimeve publike në Shqipëri.
“Duhet përmendur edhe fakti i përfshirjes së FBI-së duke na dhënë mbështetje nga dita e parë, apo shërbimeve të tjera inteligjente. Bëhet fjalë për atak masiv, agresion të vërtetë, që specialistët thanë që kanë qenë nga një grup i mirë strukturuar hakerash.
Në situata të tilla do të ishte mirë të prisnim hetimin e thellë të këtij sulmi, që po bëhet dhe pas raportit do të jetë një raport, që do të bëhet transparent për aq sa mundemi. Çdo sistem ka pika të dobëta.
Ne po nxjerrim një mësim, po bëjmë një skanim të sistemeve dhe forcave që janë dhe punojnë për të operuar dhe për të dalë në një rezultat qoftë edhe për një reformim të thellë të gjithë sistemit apo për të ngritur mburojat kibernetike. Ndihma që kemi marrë nga aleatët dhe partnerët, nga kontributi i rëndësishëm që FBI ka dhënë” tha ajo.