Vendi ynë ashtu si dhe Europa po përballet me valën e të nxehtit afrikan që ka shkaktuar një rritje temperaturash të cilat shënoin vlerën e 42 gradëve celcius. Edhe këtë fundjave ashtu si fundjava që lamë pas moti do jetë i nxehtë dhe me temperatura të larta deri në vlerën e 39 gradë celcius.
Termometri do të shënojë pikun në qytetin e Beratit, Elbasanit dhe Gjirokastrës. Sipas meteorologëve bregdeti do të jetë më i freskët, me temperatura 34-35 gradë.
Ndryshe do të jetë në zonat veri-verilindore (Bajram Curri, Kukës dhe Has), të cilat do të jenë me rrebeshe shiu. Shpejtësia e erës do të jetë problematike në bregdetin e Joint, ku do të ketë një det me dallgë.