13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pse nuk guxon Inspektorati i Punës të kontrollojë Lucën që deklaron paga sa një thes miell?

Kryesoret

Biznesmeni i peshkut Gjergj Luca shfaqet shpeshherë në qendër të vëmendjes në media dhe rrjetet sociale jo vetëm me prepotencë dhe mburrje për atë që disa e cilësojnë shfrytëzim të punonjësve, por pranë kryeministrit Edi Rama, që e ka si vend të preferuar për të mbledhur partinë, qeverinë dhe miqtë nga jashtë.

Nuk e ka kursyer as opozita me akuza. Pak kohë më parë u përplas me deputetin Luçiano Boçi dhe një pjesë të banorëve të zonës, ndërsa punonjësit e tij me apo pa dëshirë i rreshtoi në një protestë kundër banorëve që pretendonin ndotjen e zonës nga mbetjet e peshqve dhe prodhimeve të tjera të detit.

Një muaj më parë drejtuesi i kompanisë Rozafa, Gjergj Luca postoi në Facebook një video të fabrikës së përpunimit të karkalecave “Fish City” ku theksonte se disa të reja gjimnaziste u ishin bashkuar nënave të tyre si punonjës të stabilimentit. “E rëndësishme është që ata të kuptojnë se si nxirret leku dhe leku fitohet vetëm nëpërmjet punës dhe jo rehatisë,” shprehej Luca.

Videoja solli reagime dhe kundërshtime të shumta për punësimin e të rinjve, referuar moshës së tyre, vetëm 16-vjeç. Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore në Elbasanit “lau duart” duke thënë se nuk gjeti shkelje për moshën, orarin, etj.

Po për pagat? Ai ka kontrolluar inspektorati i punës? “5pyetjet.al” bëri një hulumtim të thjeshtë, sa janë pagat që paguan biznesmeni Gjergj Luca në kompaninë e tij të peshkut.

Bazuar, te vetë dokumenti i shtetit me pagat, që doli vitin e kaluar në media në databaze shihet qartë se një pjesë e pagave që biznesmeni u jep punonjësve janë për të vendosur duart në kokë.

Listëpagesa e rrogave te kompania e Gjergj Luces

Në databazen e muajit prill 2021 rezulton se Luca disave prej punonjësve u ka paguar vetëm 1 mijë lekë, 2 mijë, 3 mijë, 5 mijë si punëtorë krahu apo larës rrobash.

Listëpagesa e rrogave te kompania e Gjergj Luces

Në krye qëndron vetë pa dyshim me rrogë 150 mijë lekë, sigurisht të reja. Nuk dihet nëse Inspektorati i Punës ka kontrolluar ndonjëherë nëse respektohet paga bazë në këtë biznes, që pronari i saj e trumbeton për pasion dhe korrektësi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit