-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bashkia e Veliajt refuzon të tregojë sa tendera i ka dhënë trafikantit të kokainës

Kryesoret

Dy ditë më parë me kërkesë të SPAK-ut, gjykata e Posaçme vendosi sekuestrimin e pasurisë së biznesmenit Anton (Pashuk) Gjinaj (Gjini), i cili pak javë më parë u transferua nga Madridi në Tiranë të vuajtur një dënim prej 8 vjet e 9 burgim të dhënë nga drejtësia spanjolle. SPAK deklaron se pasuritë e sekuestruara në emër të biznesmenit dhe familjarëve të tij janë vendosur përmes aktivitetit të paligjshëm që është dënuar në Spanjë për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Mes pasurive të sekuestruara të biznesmenit që tani po e vuan dënimin në burgun e Reçit në Shkodër janë mijëra metra truall, makina luksoze dhe gjashtë biznese, por në krye qëndron firma e ndërtimit “ALESIO – 2014” shpk. Firma e tij e ndërtimit “Alesio” ka fituar disa tendera publikë në disa bashki të vendit, mes të cilave në kryeqytet ku ka një aktivitet të zgjeruar. Por edhe pse pronari ishte prej kohësh pas hekurave dhe i dënuar, çuditërisht firma “Alesio” është shpallur fituese mbi të gjitha edhe në tenderat e Rindërtimit. Për këtë çështje, deputeti i PD-së, Gazment Bardhi i kërkoi SPAK që të fliste, pasi këtë fakt e kishte denoncuar që në janar të këtij viti, por gjithçka vazhdoi sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Në emër të Partisë Demokratike më 27 Janar 2022 kam kallëzuar në SPAK Kryetarin e Bashkisë Tiranë Erjon Veliaj dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë Tiranë për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera. Në shkelje të ligjit Bashkia Tiranë kishte kualifikuar dhe shpallur fitues në tenderat e rindërtimit në lagjen “5 Maj” në Tiranë, me vlerë më shumë se 10 milion euro, kompaninë “ALESIO – 2014” shpk në pronësi të një personi me rekorde të rënda kriminale” tha Bardhi. E ndërsa nuk dihet si do të vazhdojë fati i punimeve që ka fituar kjo kompani, “5pyetjet.al” iu drejtua në datë 29 korrik me një kërkesë për informacion bashkisë Tiranë duke e pyetur sa është numri i tenderave publikë nga bashkia që ka fituar firma e ndërtimit “Alesio” në 4 vitet e fundit? Deri në momentin e publikimit të shkrimit nuk ka kthyer asnjë përgjigje. Në pritje të përgjigjes së bashkisë Tiranë, sot Partia Demokratike denoncoi se biznesmeni që ndodhet pas hekurave ka fituar tendera edhe nga tre bashki të tjera socialiste; Lezha, Kruja dhe Durrësi.

Bashkia Tiranë, bashkia Krujë, Bashkia Durrës dhe bashkia Lezhë, në 13 raste i kanë ofruar punë publike “Alessio 2014” dhe pronarit të saj Gjinaj, i dyshuar gjerësisht, edhe para urdhrit të SPAK, për pëfshirje në aktivitete të paligjshme” deklaroi Ledina Mandia nga selia blu. Anton Gjinaj ka një rreth të gjerë dhe me ndikim te persona me pushtet falë lidhjeve të forta që ka krijuar. Ai është shoku i Sulejman Fushës (e ndryshoi mbiemrin në Shkalla), vëllait të ish-drejtuesit të prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha, të cilin PD e akuzonte 4 vite më parë se i mbylli dosjen kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. “Kryeprokurori Fusha, vëllai i trafikantit ndërkombëtar të drogës, mbylli dosjen e Ardit Gjoklaj, ku Bashkia kishte përgjegjësi penale. Pas kësaj, Edi Rama dhe Erion Veliaj i dhanë Çim Fushës ndërtimin e sheshit Skënderbej dhe parkingut privat atje. Të gjithë e kanë parë në atë kohë foton, kur Veliaj drekonte me vëllain kryeprokuror të trafikantit të drogës” deklaronte Ervin Salianji 4 vite më parë. Dy ditë më parë Prokuroria e Durrësit e mori të pandehur ish-kryeprokurorin e Tiranës Petrit Fusha për deklarim të rremë pasurie. Ai dha dorëheqjen para se t’i nënshtrohej vettingut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit