Një grua u vra në orët e para të ditës së sotme në Elbasan, pasi u godit me thikë nga partneri. Autori është Ramis Mici nga Selita. Viktima Jetlira Elezi nga Belshi, të dy 37-vjeç.
Pronari i banesës ku çifti jetonte me qira tregoi se tre ditë më parë, policia e kishte arrestuar Micin për dhunë në familje dhe gruaja 37-vjeçe kishte thënë se ka urdhër mbrojtje.
“Ishte ora 1 pa 10 u hap dhe u mbyll dera me forcë. Rrjeta është prerë dhe duket se ajo e ka hapur derën nga frika. Ai doli rrugës, jo me shpejtësi, por me hap. Më thotë gruaja, ngriu se dera e zotërisë dhe zonjës ishte hapur.
Më vajti mendja për keq, shikova poshtë, ajo ishte e vdekur. Kishte gjak. Mora policinë në telefon, erdhi për dy minuta. Kaq di. Për cfarë u zunë nuk e di. Erdhi policia para tre katër ditësh, ndoshta ajo ishte ankuar se ai e kishte rrahur.
![](https://5pyetjet.al/wp-content/uploads/2022/07/mici-2.jpg)
Policia e mori i vuri hekurat. Ajo (viktima) i kishte thënë gruas kam urdhër mbrojtje. Unë nuk i njohja, vetëm mirëmëngjes, mirëmbrëma. Gruaja ka qenë e divorcuar, ka pasur dy fëmijë. Edhe dy i divorcuar me dy fëmijë” tha pronari i banesës.
Nëse kjo është e vërtetë, ky është një skandal tjetër për policinë e shtetit. Po si mundet që një njeri që arrestohet për dhunë në familje të lirohet pas tre ditësh?
A i garantoi mbrojtje policia gruas, e cila e denoncoi burrin për dhunë? Ka disa pyetje që policia duhet t’u përgjigjet.