-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet 4 persona në Itali mes tyre një shqiptar

Kryesoret

Mbrëmjen e djeshme policia italiane ka arrestuar katër persona, mes tyre dhe një shqiptar.

Karabinierët e Stacionit Torvajanica arrestuan në flagrancë gjatë tentavës për vjedhje të rëndë një shtetas me kombësi polake, i cili pasi theu dritaret e një dere franceze, hyri në një shtëpi private. Pronari i moshuar i pranishëm në shtëpi, në dijeni të ndërhyrjes në katin e sipërm, dha alarmin dhe falë ndërhyrjes së shpejtë të patrullës ai u arrestua.

Gjithashtu në Torvajanica, në Campo Ascolano, policia arrestoi një të ri shqiptar që po shiste drogë. I riu pasi kishte kuptuar që po vëzhgohej nga Karabinierët u mundua të hidhte qeset me marihuanë në banjo por pa rezultat pasi u arrestua në flagrancë. Pas arrestimit u konstatua që i riu shqiptar ishte shpallur i padëshirueshëm në shtetin italian pasi kishte shkelur disa herë ligjin. 

Gjatë të njëjtit shërbim, një patrullë e Stacionit të Karabinierëve Romë – Divino Amore, gjatë kontrollit të trafikut rrugor, ndaloi një shtetas me kombësi rumune, për të cilin ishte lëshuar një urdhër ekzekutimi për burgim, pasi ishte dënuar me 9 muaj burgim për plagosjen e një zyrtari publik./latinatoday

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit