Dy vajza, ende të paidentifikuara, u goditën nga një tren “express” në stacionin e Riccione (Rimini) që kishte destinacion Milanon.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 7 të mëngjesit të së dielës, raporton Ansa.
Nga informacionet e para, raportohet se dy vajzat u panë teksa mbërritën në stacion dhe tentuan të kalonin tek shinat.
Hetimet vijojnë nga Policia mbi ngjarjen teksa trafiku hekurudhor është pezulluar midis Rimini dhe Cattolica.