-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reagojnë gazetarët e WP dhe BBC: Kërcënimi u paralajmërua nga Osmani

Kryesoret

Gazetari i Washington Post, Ishaan Tharoor, ka thënë se e ka intervistuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kishte thënë se “Rusia përmes Serbisë e kërcënon Kosovën”.

“Unë e intervistova presidenten e Kosovës disa ditë më parë dhe ajo paralajmëroi për kërcënimin e Rusisë, nëpërmjet Serbisë, duke provokuar konflikte të reja në Ballkanin Perëndimor. Dhe ja ku jemi…”, ka shkruar ai në Tëitter, referuar ngjarjeve në Veriun e Kosovë.

Këtë Tharoor e tha duke shpërndarë fjalët e Francis Scarr, gazetarit të BBC, i cili shkroi për paralajmërime nga Beogradi për nisjen e “një operacioni ushtarak sonte”.

“Presidenti serb Vuçiq pretendoi se Kosova do të nisë një operacion ushtarak sonte dhe një anëtar i partisë së tij po flet se Serbia duhet të “denazifikojë” Ballkanin. Shenja shumë shqetësuese”, ka shkruar Scarr. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit