-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmet pas gjobës/ Media e Hysenbelliut: Zyrtari i doganës me precedent penal

Kryesoret

Një përplasje prej kohësh mes bizneset Irfan Hysenbelliut dhe drejtorit të doganeve Gent Gazhelit po thellohet çdo ditë e më shumë. Përplasja ka nisur pas një gjobe për evazion të madh fiskal të vendosur ndaj Birra Tiranës.

Së fundmi mediat e Hysenbelliut ka akuzuar doganat për tjetër skandal, ku zyrtari i pikës doganore “Tre Urat”, Alban Zhupa ka ndihmuar një person të kalojë kufirin ilegalisht.

Shkrimi i plotë i mediave

News24 ka zbuluar vendimin e Gjykatës së Gjirokastrës, sipas të cilit Zhupa në bashkëpunim me persona të tjerë janë dënuar për trafik klandestinësh.
Zhupa ishte arrestuar më 20 maj 2000 bashkë me 3 persona të tjerë me akuzën për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm kufiri, ose trafik emigrantësh në bashkëpunim.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, vendosi të shpallë fajtor dhe të dënojë Zhupën së bashku me tre të tjerët me burg, çka tregon për një tjetër person me precedentë penalë në kupolën e Doganave shqiptare. Aq më tepër që emërimi bëhet në një pikë kufitare, në kohën kur dënimi rezulton për një vepër penale që ka të bëjë me kalimin e paligjshëm të kufirit. Me sa duket kjo është dhe eksperienca që duhet për t’u punësuar në Dogana.

Skandali i radhës vjen në një kohë kur prej ditësh News24 dhe BalkanWeb kanë raportuar për emërimet e personave të akuzuar apo arrestuar dhe jashtë vendit për aktivitete kriminale, apo dhe emërime nepotike. Një tjetër skandal kishte të bënte me zhdoganimin e automjeteve luksoze si të dëmtuara, ku flitet për shumë të mëdha parash në lëvizje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit