-sidi education-spot_img
16 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Situata në veri të Kosovës, Begaj: Autoritetet shmangën një provokim të rëndë

Kryesoret

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar këtë të hënë për situatën në veri të Kosovës, duke përshëndetur autoritetet në Prishtinë, që sipas tij shmangën një provokim.

Ai priti sot Kryeministrin e Spanjës, Pedro Sánchez Pérez-Castejón, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Begaj shprehu keqardhje dhe solidaritet me popullin dhe qeverinë spanjolle për dëmet e mëdha që vala e nxehtit dhe zjarret masive kanë shkaktuar në Spanjë.

“Jam besimplotë se gjatë Presidencës spanjolle të Bashkimit Evropian, në 6-mujorin e dytë të vitit të ardhshëm, mbështetja e Kryeministrit Sanchez dhe e qeverisë së Spanjës do të jetë shumë domethënëse për procesin e negociatave të aderimit të Shqipërisë në BE” – nënvizoi Presidenti Begaj.

Në mënyrë të veçantë Presidenti i Republikës u ndal në situatën e tensionuar në veri të Kosovës, ku përshëndeti autoritetet e Kosovës për maturinë e treguar, që në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë shmangën një provokim të rëndë për stabilitetin e Kosovës, veçanërisht në këtë situatë të ngarkuar me kërcënime e rreziqe të mëdha e të shtuara, për paqen dhe sigurinë për rajonin tonë pas agresionit rus në Ukrainë.

“Kosova tashmë është një realitet i pakthyeshëm politik, kontribues për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe i konfirmuar jo vetëm nga mbi gjysma e vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara që e kanë njohur atë, por edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, 11 vjet më parë, u shpreh Kreu i Shtetit duke iu referuar anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Në takimin me kryeministri spanjoll, Presidenti Begaj shprehu besimin se qeveria spanjolle do të gjente modalitetet e duhura politike e diplomatike për ta lehtësuar e mundësuar praninë e Kosovës në organizatat e ndryshme evropiane dhe ndërkombëtare, si dhe për lëvizjen pa viza të qytetarëve të saj në hapësirën e BE-së, ashtu si të gjithë qytetarët e tjerë të rajonit të Evropës Juglindore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit