Prokuroria e Vlorës ka urdhëruar sekuestron e gomones që drejtohej nga ish-shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase.
Gjithashtu mësohet se është urdhëruar edhe bllokimi i mjeteve lundruese në Plazhin e Potamit, deri në verifikimin e tyre dhe lejeve të dhënave, për shkak se ky plazh është jashtë listës së hapësirave ku lejohet për lundrim.