Strehimi i shqiptarëve në “shtëpitë e barit” në Angli, si një mundësi për të bërë të ardhura sa më shpejtë është kthyer në një fenomeni shqetësues.
Jashtë kësaj “vorbulle” nuk ka qëndruar dot as Aurel Cahani, një i ri shqiptar, i cili është gjurmuar nga autoritet britanike teksa po ujiste rreth 600 bimë kanabisi. Ai tentoi të arratisje dhe u hodh nga çatia e shtëpisë, por ai u kap i fshehur në një shkurre disa minuta më vonë.
Cahani paguhej nga trafikantët 1000 £ në muaj për tu kujdesur për fermën, këtë gjë ai e ka pohuar dhe në gjyq, që ishte ana financiare dhe situata e rënduar në Shqipëri që e detyruan të vinte në Angli.
Ai u dënua me 30 muaj burg dhe do të paguajë një gjobë prej 190 £.