-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndërtim pa leje, arrestohen tre persona në Vlorë

Kryesoret

Polica e Vlorës ka arrestuar tre perona pasi ndërtuan pa leje një mol pluskues dhe hodhën materiale inerte në det. Mësohet se Farudin Zykaj e Gjergji Matushaj paguan Lavdi Xhlilajn që të hidhte inertet në det.

Njoftimi:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në kuadër të planit të masave për sezonin turistik, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme përgjatë vijës bregdetare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë konstatuar në lagjen “Pavarësia 2”, në fillim të Lungomares, ndërtimin pa leje të një moli pluskues dhe hedhjen e disa materialeve inerte në det.    

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasve:   

– F. Z., 45 vjeç, banues në Vlorë.
– Gj. M., 36 vjeç, banues në Vlorë.
– L. Xh., 65 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasit F. Z. dhe Gj. M. dyshohet se kishin kontraktuar shtetasin L. Xh., shofer kamioni, për të vendosur gurë dhe disa materiale të tjera të ngurta, në det, në afërsi të molit pluskues, të cilin këta shtetas e kishin ndërtuar pa lejen e organeve kompetente.   

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit