Pas aksidentit tragjik në Himarë ku një gomone përplasi për vdekje fëmijë 5-vjeçar, ka reaguar lideri i PD-së Sali Berisha i cili ngushëllon familjen e fëmijës dhe gjithashtu bën fajtorë sigurinë në plazh për krimin.
Postimi i plotë:
Siguria në plazhe ZERO! Për ligjin nuk pyet njeri. Krim i tmerrshëm!
Skafisti, shef policie në Elbasan, A. Tase merr jetën e një fëmije 5 vjeç në det, në Himarë.
I shpreh ngushëlimet më të ndjera familjes për engjëllin që humbi. Dënoj me forcën më të madhe këtë krim të tmerrshëm nga ata për të cilët ligji nuk ekziston. Dënoj gjithashtu mungësen e plotë të sigurisë në plazhet tona. sb