-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia akuzon SHBA-të për përfshirje të drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë

Kryesoret

Për herë të parë Rusia ka akuzuar SHBA-të për përfshirje të drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë. Një zëdhënës i ministrisë së Mbrojtjes në Rusi pretendon se SHBA-të po planifikojnë të dërgojnë në Ukrainë artilerinë e rëndë HIMARS të prodhuar në Amerikë.

Gjenerali Igor Konashenkov ka thënë se këto informacione janë marrë nga telefonatat e përgjuara mes zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas.

Kujtojmë se në të kaluarën Rusia ka akuzuar më parë Uashingtonin për “luftën proxy” në Ukrainë.

Administrada e Biden është përgjegjëse e drejtpërdrejtë për të gjitha sulmet me raketa të bëra nga Kievi në zonat e banuara dhe objektet e infrastrukturës civile në vendbanimet e Donbass dhe rajoneve të tjera që shkaktuan vdekje masive të civilëve”, tha Konashenkov.

Në prill, Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov tha se vendimi i Presidentit të SHBA Joe Biden për të furnizuar Ukrainën me miliarda dollarë armë do të thotë “Nato, në thelb, është përfshirë në një luftë me Rusinë përmes një përfaqësuesi dhe po e armatos atë përfaqësues”.

Gjatë gjithë konfliktit në Ukrainë, Rusia është akuzuar për krime të shumta lufte dhe krime kundër njerëzimit. Javën e kaluar, Ukraina akuzoi Moskën për bombardimin e një burgu në Donetsk të mbajtur nga separatistët për të mbuluar akuzat për torturë./BBC

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit