Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes qeverisë së Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe, ka ardhur reagimi i parë nga forcat opozitare.
Partia Demokratike e Socialistëve ka depozituar në parlamentin e Malit të Zi kërkesën për votëbesimin e kryeministrit Dritan Abazoviç.
Lajmin e ka dhënë kryetari i klubit të përfaqësuesve DPS, Danijel Zhivkoviç, i cili tha se forca politike që përfaqëson ka dorëzuar kërkesën për votëbesimin e Qeverisë së Malit të Zi.
Partia Demokratike e Socialistëve njoftoi më herët gjatë ditës së sotme se do të nisë një iniciativë për votim mosbesimi ndaj Qeverisë së Malit të Zi, pas nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore ndërmjet Qeverisë dhe Kishës Ortodokse Serbe.
Përveç përfaqësuesve të asaj partie, në konferencë kanë qenë të pranishëm edhe Draginja Vuksanoviç Stankoviç, deputete e Partisë Socialdemokrate (SDP).
Zhivkoviç tha iniciativa për votëbesimin e Abazovviç nuk vjen për shkak të marrëveshjes me Kishën serbe, por për shkak se kryeministri është sjellë si një person të cilit nuk mund t’i besohet.