Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka akuzuar këtë të mërkurë kryeministrin Edi Rama për tragjedinë në Himarë, ku mbeti e vrarë një vajzë 7 vjeç, e cila u përplas për vdekje nga skafi i komistarit Arjan Tase.
“Ai punon çdo ditë kundër shqiptarëve. Kemi pensionet më të ulëta në rajon. Ai kontrollon të gjitha pushtete në vend. S’ka lënë njeri pa gjobitur.
Sot kërkon të bëjë viktimën sepse autor i vrasjeve është ai, u jep siguri, dhe nuk i ndëshkon. Po vepron njësoj se me rastin e vrasjes së Klodian Rashës. Rama është përgjegjësi kryesor për falsifikimin për shtyp që u bën ndaj Rashës”, tha Meta per gazetarët në një konference nga Fieri.