-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

70 mijë vende pune të paplotësuara në sektorin e udhëtimit dhe turizmit në Francë

Kryesoret

Në Francë, rimëkëmbja e udhëtimit dhe turizmit është në rrezik pasi afro 70 mijë vende pune mbeten të paplotësuara në të gjithë vendin.

Kështu ka rezultuar nga një analizë e fundit nga Këshilli Botëror i Udhëtimit dhe Turizmit (WTTC), i cili shqyrton mungesën e fuqisë punëtore në të gjithë Francën dhe destinacione të tjera kryesore.

Organi global i turizmit njëherazi ka vënë në dukje se oferta e vendeve të punës mund të dështojë të përputhet me kërkesën e rritur për udhëtime në të gjithë sektorin.

Kjo e fundit gjithashtu vlerësohet të jetë afër niveleve para pandemisë deri në fund të tremujorit të tretë të vitit 2022.

Po ashtu nga të dhënat del se Franca pritet të ketë një mungesë prej 71 mijë vendesh pune, ku një në 19 vende të lira të punës mbeten të paplotësuara këtë vit.

Mbi 1.3 milionë njerëz, pas fillimit të pandemisë, ishin të punësuar në sektorin e udhëtimit dhe turizmit në Francë. Ndërkohë, deri në vitin 2020, rreth 175 mijë kishin humbur punën e tyre.

Rimëkëmbja nisi në vitin 2021 kur u pa një rritje prej 40.6 për qind në kontributin e sektorit në ekonominë kombëtare.

Sakaq, industria e atjeshme e aviacionit pritet të jetë ndër më të goditurat pasi vendi po përpiqet të gjejë kandidatë për gati një në tre ose 38 për qind të vendeve të lira të punës.

Agjencitë e udhëtimit mund të përballen gjithashtu me një të tretën ose -39 për qind të mungesës së stafit.

Presidentja e WTTC-së Julia Simpson ka thënë se sektori ka nevojë për më shumë staf për të përmbushur kërkesat aktuale. Sipas saj, ndërprerja e përhapur e udhëtimeve që po përjetojnë miliona pushues francezë është dëshmi e qartë e kësaj.

Simpson ka shtuar se nëse këto 71 mijë vende pune mbeten të paplotësuara, ato mund të kërcënojnë ringjalljen e bizneseve të udhëtimit dhe turizmit që kanë luftuar për më shumë se dy vjet nga dëmi i shkaktuar nga pandemia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit