-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhunë në familje dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, dy të arrestuar në Pogradec

Kryesoret

Policia e Pogradecit ka arrestuar dy persona për vepra të ndryshme penale. Një 37-vjeçar është u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të duhur, ndërsa një 34-vjeçar u arrestua  pasi ushtroi dhunë fizike ndaj së motrës.

“Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. T., 37 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi në lagjen nr. 3, Korçë, u kap duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu uniformat blu bëjnë me dije se bënë arrestimin e shtetasit R. Ç., 34 vjeç, banues në fshatin Tushemisht, Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në fshatin Tushemisht, ka ushtruar dhunë fizikë ndaj motrës së tij, shtetases L. K., 48 vjeçe, banuese në Pogradec.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. Ç., 34 vjeç, banues në fshatin Tushemisht, Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në fshatin Tushemisht, ka ushtruar dhunë fizikë ndaj motrës së tij, shtetases L. K., 48 vjeçe, banuese në Pogradec.”, thuhet në njoftim.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit