-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mori kosore dhe u nis për të vrarë të atin, policia e kap në flagrancë

Kryesoret

Një 28 vjeçar në Cërrik është arrestuar nga policia. Ai ka pasur një konflikt me të atin, por sherri ka agravuar deri në pikën sa ai ka tentuar ta vras atë me kosoren e barit.

Policia ka ndërhyrë në kohë dhe ka parandaluar krimin.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, pasi kanë marrë njoftim ditën e djeshme, se në fshatin Klos, Cërrik, shtetasi B. Sh. po konfliktohej me babanë e tij, kanë organizuar punën dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit që mund të kishte pasoja të rënda.

Shërbimet e Policisë kanë kapur shtetasin B. Sh., 29 vjeç (me probleme të shëndetit mendor), i cili ka dhunuar fizikisht dhe ka goditur me mjet bujqësor (kosore) babanë e tij, shtetasin R. Sh., 56 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, shtetasi B. Sh., 29 vjeç, banues në fshatin Klos, Cërrik”, ka njoftuar policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit