Paraditen e sotme është gjetur nj 70-vjeçar i mbytur në plazhin e Divjakës. Policia njofton se ende po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Gjatë paradites, në plazhin e Divjakës, në vendin e quajtur “Kanali i Vaut”, është gjetur i pajetë, dyshohet i mbytur, një shtetas rreth 70 vjeç, ende i paidentifikuar.
Nga këqyrja paraprake e viktimës nuk konstatohen shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.