-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjedia në Himarë, media britanike: Vajza u godit nga skafi i policit

Kryesoret

Media britanike “The Mirror” ka pasqyruar ngjarjen e rëndë që ndodhi në brigjet shqiptare, tragjedinë ku humbi jetën Jonada Avdia, vajza 7 vjeçare e goditur nga skafi i shefit të policisë, tashmë të shkarkuar dhe përjashtuar, Arjan Tase.

Sipas Mirror, 7-vjeçarja Jonada Avdia, jetonte në Barking, në lindje të Londrës.

“Një vajzë e re britanike ka humbur jetën në një aksident të tmerrshëm pasi dyshohet se u godit nga skafi i një polici jashtë shërbimit teksa po pushonte në Shqipëri

Vdekja e Jonada Avdias ka sjellë protesta në të gjithë vendin duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe ministrave.

Shtatë vjeçarja humbi jetën pasi polici Arjan Tase dyshohet se po manovronte rrezikshëm me skafin e tij në plazhin e Potamit në Himarë, në jug të Shqipërisë.

Policia konfirmoi se rreth orës 14:00 të së martës shoferi i skafit humbi kontrollin dhe goditi fëmijën nga Barking në Londër, e cila vdiq menjëherë në vendngjarje.

Ai pritet të dalë të premten para gjykatës së Vlorës pasi u akuzua për vrasje nga pakujdesia”, shkruan Mirror.

Shkrimi në median britanike:

Një vajzë e re britanike ka humbur jetën në një aksident të tmerrshëm pasi dyshohet se u godit nga skafi i një polici jashtë shërbimit teksa po pushonte në Shqipëri. Vdekja e Jonada Avdias ka sjellë protesta në të gjithë vendin duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe ministrave.

Shtatë vjeçarja humbi jetën pasi polici Arjan Tase dyshohet se po manovronte rrezikshëm me skafin e tij në plazhin e Potamit në Himarë, në jug të Shqipërisë. Policia konfirmoi se rreth orës 14:00 të së martës shoferi i skafit humbi kontrollin dhe goditi fëmijën nga Barking në Londër, e cila vdiq menjëherë në vendngjarje.

Arjan Tase dyshohet se po kryente manovra të rrezikshme me skafin e tij. Ai pritet të dalë të premten para gjykatës së Vlorës pasi u akuzua për vrasje nga pakujdesia. Mësuesi Bislim Ahmetaj ka shpërndarë një postim emocionues në rrjetet sociale duke thënë: “Shqiptarët po vajtojnë për Jonadën dhe familjen e saj, ndërsa për ty, vrasës i fëmijëve dhe ëndrrave, nuk do të ketë varr.”

“Drejtësia për Jonadën duhet dhe do të vendoset nga qytetarët shqiptarë”. Ai zbuloi gjithashtu një bisedë prekëse që kishte bërë me babain e vajzës, Bledarin. Ai shkruan se babai i pikëlluar i tha se: Ma mori Zoti, ishim dorë për dorë, pse e mori atë e s’më mori mua.

7-vjeçarja ishte me pushime me familjen e saj në vendlindjen e prindërve, por prej dy dekadash jetonin në Britaninë e Madhe dhe Jonada ka lindur në Londër.

Për shkak të aksidentit katastrofik, shefi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano shkarkoi rreth 15 efektivë, duke thënë se “nuk do të toleronte asnjë punonjës policie, drejtues i cili nuk zbaton me rigorozitet dhe ndershmëri detyrat e policisë, në interes të mbrojtjes së jetës së qytetarëve”.

Ky është rasti i tretë në një muaj ku skafet në plazhet e Shqipërisë u shkaktojnë aksidente turistëve dhe autoritetet deklaruan se po kryenin kontrolle këtë verë në mjete lundruese. Qirinj dhe lule janë vendosur aty ku humbi jetën Jonada, si dhe para Kryeministrisë.

Image

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Leave a Reply

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit