-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bllokimi i skafeve, pronarët në protestë para Policisë Kufitare

Kryesoret

Forca të shumta të policisë kufitare të Vlorës dhe repartit special “Delta Forca” kanë dalë në aksion për bllokimin e mjeteve lundruese.

Janë 10 jetski dhe 5 gomone të bllokuara brenda dy ditëve. Oficerët thanë se këto mjete lundruese janë kapur duke kryer manovra të rrezikshme, në shkelje të rregullave të sigurisë në det.

Drejtori i ri i Policisë së Kufirit në Vlorë Eduart Sulejmani është shprehur se asnjë mjet lundrues nuk do qarkullojë derisa të kryhet verifikimi i dokumentacionit.

Kjo gjë ka sjellë që pronarët e mjeteve lundruese të dalin ditën e sotme në protestë, pasi për shkak të mungesës së verifikimit të dokumentacionit, ata nuk mund të tërheqin mjetet nga ujë.

Ata janë shprehur se e gjitha kjo po bëhet për shkak të aksidentit dhe jo për mungesë të dokumentacionit.

Ngjarja e rëndë në Himarë

Në datën 2 gusht një ngjarje e rëndë u shënua në Potam të Himarës, ku ish-komisari i Vlorës, Arjan Tase i mori jetën një 7-vjeçareje me skafe. Ai shkeli rregullat e sigurisë duke kaluar me mjetin lundrues në zonën e pushuesve. Mbi të rëndon akuza vrasje me dashje, pasi sipas prokurorisë ngjarja mund të shmangej.

Ditën e djeshme Tase u njoh me masën e sigurisë arrest me burg.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit